Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi permes nje njoftimi ne facebook ka bere te ditur se ka ndrru jetë ish-drejtori Hamit Shala.
Postimi i plotë:
Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe ish-kolegut Hamit Shala.
Hamiti për 7 vjet pas luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Përgjithshme të Administratës në Komunën e Podujevës dhe poashtu për disa vjet ishe Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Buxhetit në Arkivën e Kosovës.
Hamitin do ta kujtojmë gjithmonë si një punëtor të dalluar, të diciplinuar dhe bashkëpunëtor.
Ngushëllime të sinqerta familjes Shala, miqve dhe kolegëve, si dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!