Ka ndërruar jetë këmbësorja e cila u godit nga vetura në aksidentin e sotëm në rrugën Prizren – Gjakovë. Plagëve të marra nga aksidenti ku mbetën shtatë persona të lënduar nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...







