Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u nis si një darkë e zakonshme porse, u shndërrua në tubim të madh.
I pari i LDK-së ka shkruar edhe se ‘‘Llapi nuk di ndryshe më’’.
Abdixhiku ka falenderuar te gjithë mbështetjen, ku thotë se ndryshimi pa asnjë dyshim po vjen.
Ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura në Llap, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me ardhjen e pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë nga kjo anë. Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë!
Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë!
Ju faleminderit për këtë mbështetje e këtë kryengritje! Ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen
Postimi i plotë