Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, Komuna e Podujevës organizoi homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Në këtë aktivitet përkujtimor pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica. Ai theksoi se sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për ne dhe brezat që do të vijnë.
Në këto homazhe morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Komunal, Isak Shabani, asamblistë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë të të ndjerëve – veteranë të UÇK-së, si dhe familjarë të dëshmorëve.
Sami Plakollit dhe Hajdin Halitit ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht më 11 prill 1999, në vendin të tash njihet si Kodra e Dëshmorëve në fshatin Orllan. Ata me gjakun e tyre trasuan rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Lavdi Sami Plakollit dhe Hajdin Halitit!
Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!







