Policia në Podujevë dje pranoi një informacion se në Bradash është zhdukur një vajzë e mitur ku sipas nënës së saj, ajo kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Policia ka nisur hetimin e këtij rasti dhe deri më tani nuk ka ndonjë informacion nëse vajza është gjetur apo jo.
“Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.