Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Kaqandollit
Beteja e Kaqandollit mbetet një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Llap,...
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot kryetarët e rinj të tri komunave veriore.
Në mesin e tensioneve të shkaktuara nga strukturat paralele në veri, Krasniqi vizitoi Ilir Pecin, Lulzim Hetemin dhe Izmir Zeqirin.
“Qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike” ka thënë mes të tjerash Krasniqi.
Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:
Pas ceremonisë së betimit, jam pritur në takim nga tre Kryetarët e rinj, Kryetari i Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi dhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve për ti përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.
Qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike. Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar.
Beteja e Kaqandollit mbetet një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Llap,...
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. Arsyeja përse u shoqërua...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një burrë humbi jetën pasi mbi...
Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Vëllai i saj, Fahriu ka bërë të ditur se babai i tyre,...
Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull...