Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për plagosjen në Zveçan të zyrtarit të saj, policit Ekrem Neziri.
Në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që policët po patrullonin.
Aty thuhet se në patrullë ishin tetë persona, teksa në një moment, persona të panjohur kanë shtënë me armë duke plagosur një prej tyre.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/