Në prag të përvjetorit të 29-të të vrasjes së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, nxënësve të shkollave në Komunën e Podujevës do t’u shpërndahen fletushka të cilat përmbajnë pjesë të biografive e të dhëna të tjera për këta heronj të kombit.
Këto fletushka me titull “Nga errësira drejt lirisë” i ka dhuruar ish-ushtari i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Avni Ajeti, gjatë një takimi që ka pasur me Nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Fahri Restelica.
Nënkryetari Restelica e falënderoi Ajetin për këtë kontribut që ka për qëllim të mbajë gjallë kujtimin për këta heronj edhe te gjeneratat e reja.







