https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Në Serbi thonë se amerikanët u kanë premtuar që themelimi i Asociacionit nis në janar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar për mediat serbe se tashmë kanë garanci ndërkombëtare që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të fillojë në janar.

Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në fund të muajit, në Serbi besojnë se do jetësohet ky zotim, sepse garancinë e kanë marrë nga amerikanët.

“Premtimi i vetëm i rëndësishëm është ai i SHBA-së, që nënkupton fillimin e formimit të Asociacionit në janar”, deklaroi Brnabiq.

Në këtë drejtim, por pa përmendur premtime, ka argumentuar edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, i cili pjesë të punës e ka edhe Ballkanin Perëndimor.

Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës, bërë pas vizitave që pati në Prishtinë e Beograd, the se sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Albin Kurti s’ka nevojë që të pajtohet fare, sepse tashmë ata kanë pajtimin e Kosovës për këtë çështje.

ADVERTISEMENT

“Kurti s’ka nevojë të pajtohet, është pajtuar Kosova tashmë”, deklaroi ai.

“Një person dhe një palë s’mund të tërhiqet nga obligimi”, tha Escobar si rikujtim se Kosova për themelimin e Asociacionit ka marrë obligimin qysh në vitin 2013 kur nënshkroi marrëveshje në Bruksel.

“Nuk është një obligim për të cilin duhet të arrihet pajtim, është një obligim tashmë ekzistues. Prandaj, nuk na duhet që ai (Kurti) të pajtohet, Kosova veçse është pajtuar, si qeveri, si shtet. Në këtë pikë jemi, nuk është pyetje se a pajtohet ai apo jo, pyetja është se si ta implementojmë”, përfundoi Escobar.

Përafërsisht të njëjtën frazë ka thënë kohë më parë edhe Christopher Hill, ambasadori i SHBA-ve në Serbi kur në një intervistë për media serbe deklaroi se që Asociacioni do të themelohet nuk vihet në diskutim, por çështja është të gjendet një modalitet që pas themelimit të jetë funksional.

Në anën tjetër, Kurti akoma publikisht nuk e ka pranuar që është pajtuar për themelimin e Asociacionit.

Gjithsesi, kohëve të fundit është vërejtur një gjuhë më e butë në këtë drejtim.

Derisa më parë thoshte se nuk do të lejojë kurrfarë formimi të Asociacionit, madje thoshte se atë do ta ndalonte edhe nga opozita, tani deklaron se pranojë ta diskutojë, por vetëm nëse është pjesë e marrëveshjes së përgjithshme për normalizim raportesh.

Por, në Serbi as nuk duan të futen në bisedime për marrëveshje të reja, po u realizuar ato të vjetrat, rrjedhimisht pa u formuar Asociacioni.

Shumëçka do të kuptohet deri në përfundim të janarit, kur pas vizitës së pesë top-diplomatëve evropiano-ameriakan pritet edhe organizimi i një takimi në Bruksel në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit./Albanianpost

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit