Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, për Pashkët.
Në vigjilje të kësaj feste, urimin për paqe, mirësi dhe familje, Haradinaj e nisi drejt imzot Dodë Gjergjit dhe të gjithë bashkëkombësve tanë, shkruan IndeksOnline.
“Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë” deklaroi Haradinaj.
Ky është urimi i plotë i tij:
Në vigjilje të festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë bashkëkombasit tanë kudo që janë.
Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.







