Një burrë ka raportuar të enjten në Policinë e Kosovës se derisa ishte ne vendin e punës në lokal, një i panjohur është paraqitur aty dhe ka kryer një vjedhje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë rreth orës 01:40.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka thënë se i dyshuari nën kërcënimin e armës së zjarrit ia kishte marrë të hollat në shumë rreth 80 euro.
Rasti është thënë se vazhdon në procedurë hetimore./kallxo.com







