Nënkryetarja Lahu dhe drejtorë komunal kanë bërë homazhe në nderim të 31 martirëve të rënë mbi urën e fshatit Lluzhan
Në 24 vjetorin e vdekjes së 31 martirëve të rënë mbi urën e fshatit Lluzhan të Podujevës, nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari dhe familjarë të viktimave kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore të kësaj ngjarje të trishtë.
Ngjarja e të vrarëve mbi urën e fshatit Lluzhan është një prej ngjarjeve më të trishta, nga e cila pësuan 31 civilë të pafajshëm në mënyrë tragjike në urën e fshatit Lluzhan.
Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e rënë në rrugën e lirisë është i përjetshëm.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre!