https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nënshkruhen marrëveshjet për mbështetje në vlerë prej 1.2 milionë euro të 19 kuzhinave popullore

Nënshkruhen marrëveshjet për mbështetje në vlerë prej 1.2 milionë euro të 19 kuzhinave popullore
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e mirëqenies sociale në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për të tretën herë radhazi po mbështet financiarisht organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe parasheh mbështetjen e 19 organizatave humanitare me 1.2 milionë euro, të cilat do të ofrojnë shujta falas për familjet më në nevojë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri Kurti tha se “kuzhinat popullore, përveç se ofrojnë shujta për ata më në nevojë, janë gjithashtu simbol i humanizmit tonë të përbashkët dhe dëshmi e fuqisë së komunitetit për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre, të cilët kanë më së shumti nevojë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ministri Murati në anën tjetër vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm me organizatat humanitare, duke thënë se “masa 3.4 fillimisht është pilotuar për të parë nëse organizatat humanitare kanë nevojë për mbështetje nga shteti, dhe si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm që kemi pasur deri më tani, jemi të lumtur që edhe këtë vit po vazhdojmë që përmes jush të zgjasim dorën e shtetit te familjet që kanë më shumë nevojë”.

Deri më tani, organizatat përfituese nga ky lloj i mbështetjes kanë ofruar mbi 300 mijë shujta ushqimore, ndërkaq në pranverë të vitit të kaluar, në kuadër të po të njëjtës masë, Ministria e Financave, përmes 39 organizatave joqeveritare partnere, financoi blerjen e afro 35 mijë pakove ushqimore, të cilat, organizatat i shpërndanë te familjet më në nevojë në të gjitha komunat e vendit tonë.

ADVERTISEMENT

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e politikave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.

Poste të ngjashme

A ka vend Vjosa Osmani në LDK? – Flet Zemaj

A ka vend Vjosa Osmani në LDK? – Flet Zemaj

07/04/2026, 18:52

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin DPT te Fidani tha se ka hapësirë që presidentja Vjosa Osmani të...

Miratohet Projektligji për marrëveshjen për burgje me Danimarkën

14 vjet burgim kosovarit për tentimvrasjen e mikut, ia zuri frymën edhe gruas së vet

07/04/2026, 17:32

Një 53-vjeçar shqiptar nga Kosova, më 23 mars të këtij viti, është shpallur fajtor nga Gjykata Penale e Grazit për...

Pesë shtëpi të reja për familjet me nevojë në Podujevë

Pesë shtëpi të reja për familjet me nevojë në Podujevë

07/04/2026, 16:38

  Komuna e Podujevës sot ka nënshkruar një marrëveshje të re për ndërtimin e pesë shtëpive të tjera për familjet...

Detaje nga takimi i Haxhiut me Avokatin e Popullit të Shqipërisë

Detaje nga takimi i Haxhiut me Avokatin e Popullit të Shqipërisë

07/04/2026, 16:09

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë,...

Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme

Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme

07/04/2026, 15:40

Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli ka lëshuar një paralajmërim për një pandemi të...

Lajmi i fundit

A ka vend Vjosa Osmani në LDK? – Flet Zemaj

A ka vend Vjosa Osmani në LDK? – Flet Zemaj

07/04/2026, 18:52
Miratohet Projektligji për marrëveshjen për burgje me Danimarkën

14 vjet burgim kosovarit për tentimvrasjen e mikut, ia zuri frymën edhe gruas së vet

07/04/2026, 17:32
Pesë shtëpi të reja për familjet me nevojë në Podujevë

Pesë shtëpi të reja për familjet me nevojë në Podujevë

07/04/2026, 16:38
Detaje nga takimi i Haxhiut me Avokatin e Popullit të Shqipërisë

Detaje nga takimi i Haxhiut me Avokatin e Popullit të Shqipërisë

07/04/2026, 16:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv