Projekt tjetër i madh – Nënshkruam marrëveshje për ndërtimin e Tregut të Gjelbërt në vlerë 1,455,954.50 euro
Një tjetër projekt të madh e të rëndësishëm po e nisim në Podujevë, atë të Tregut të Gjelbërt, ku sot bashkë me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e veçanarisht fermerët tanë.
????Vlera e parashikuar për realizimin e projektit është 1,455,954.50 euro. Me ndërtimin e Tregut të Gjelbërt fermerët tanë do të kenë hapësira shumë më të përshtatshme për shitjen e produkteve bujqësore, ndërsa në hapësirat e tregut parashihet edhe ndërtimi i parkingut nëntokësor.
E falënderoj Ministrin Damka dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për realizimin e projekteve të ndryshme në komunën tonë.
#Skamundal
#projektemadhore







