Në vlerë afër 4 milionë euro nënshkruam marrëveshjen me MINT-in për ndërtimin e Zonës Industriale në Podujevë
Sot kemi nënshkruar një marrëveshje jetike për zhvillimin ekonomik të Podujevës atë të bashkëfinancimit me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ndërtimin e Zonës Industriale në vlerë 3,882,152.00 euro.
Ministria do të financojë në këtë projekt në vlerë prej 3,500,000.00 euro, kurse Komuna e Podujevës do të financojë në vlerë 382,152.00 euro.
Binzeset në Zonën Industriale do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si; industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal.
E falënderoj ministren Rozeta Hajdari për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e projektit më të rëndësishëm ekonomik në komunën tonë. Kurse ne vazhdojmë me punë e projekte të mëdha për zhvillimin dhe transforminin e komunës sonë! ????







