https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria Taulant Balla nënshkruan sot në Qafë Morinë marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar, e cila njëherësh do të krijojë rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, në veçanti zonave përreth pikave kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Ministri Sveçla ka thënë se marrëveshja do të lehtësojë kalimin e qytetarëve nga të dyja vendet.

“Ashtu siç kemi deklaruar qe një kohë po punojmë intensivisht që të dy komunitetet të përafrohen sa më shumë në kuptimin e lehtësirave të ndryshme duke sjellë realitetin që realisht këta nuk do ta ndiejnë fare kufirin… Unë them se ne nuk do të ndalemi që puna jonë të jetë sa më efektive dhe jeta e qytetarëve të të dyja shteteve të jetë sa më e lehtë”, tha Sveçla.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka folur edhe rreth veprimeve që do të ndërmerr policia në rast të kalimit të personave ose veturave të dyshimta në pikat kufitare me Shqipërinë.

“Të gjitha veturat me targa të Republikës së Kosovës apo të Republikës së Shqipërisë nuk do të ndalen, ato do të regjistrohen nga kamerat. Në rast të dyshimit për ndonjë veturë apo udhëtarë, policia ka autorizimet dhe kapacitetet që të bëjë kontroll të dytë, por në realitet tash po mund të shoh se ka filluar zbatimi i protokollit të sapo nënshkruar dhe po shoh veturat me targat e të dyja vendeve duke qarkulluar pa u ndaluar fare”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Shqipërisë, Taulant Balla tha se arritja e kësaj marrëveshjeje për heqjen e kontrollit do të shkurtojë edhe kohën e pritjes për shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.

“Ne kemi përfituar nga mundësia që na jep teknologjia që përmes sistemit të kamerave të regjistrojmë të gjitha targat për të pasur një evidencë të qartë. Ndërkohë që lajmi i mirë nuk është vetëm për ne, për qytetarët e Shqipërisë apo të Kosovës, sepse në këto pika të kalimit kufitar janë dhe të shumtë turistët që vijnë të vizitojnë bukuritë e Malësisë së Gjakovës në të dy pjesët e saj, kështu që në këtë aspekt edhe për qytetarët e huaj, vizitorë që vijnë në Tropojë apo duan të shkojnë në Gjakovë, ky lehtësim i kalimit të kufirit është një mundësi e mirë,” tha Balla.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ministri Balla ka thënë se lehtësimi i kontrollit kufitar ndërmjet dy vendeve do të ndikojë edhe në shtimin e numrit të turistëve kosovarë në bregdetin e Shqipërisë.

Ai ka thënë po ashtu se beson që Shqipëria sivjet do të tejkalojë shifrën prej 14 milionë turistëve.

Poste të ngjashme

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08

Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur...

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42

Kryetarja e Kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në Dyz dhe mbajti fjalë rasti...

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu....

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë...

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

18/04/2026, 13:49

Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes...

Lajmi i fundit

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08
Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42
Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56
Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv