Nëntë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 48 orëve në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
Dhuna në familje ka ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Gjakovë dhe në veri, njofton Klanoksova.tv.
Prishtinë / 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima femër kosovar me të dyshuarin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj kishin pasur një mosmarrëveshje verbale dhe i dyshuari e kishte kapur për dy duart në krah me qëllim që ta ndaloj dhe si pasoj të dy ishin rrëzuar për tokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan / 22.02.2025-10:00. Tre të dyshuar-a janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim pasi që kanë pasur mosmarrëveshje. Tretman mjekësor kanë pranuar të dyshuarat femra. Në konsultim me prokurorin, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë / 22.05.2025-15:00.Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën f/k-të dashurën e tij dhe të njëjtën e ka kanosur se do ti poston fotot e saj, nëse rastin e denoncon në polici. Viktima për shkak të lëndimeve, pasi ka pranuar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 22.02.2025, 14:21. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.