https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nëse Albulena Haxhiu nuk zgjidhet sot, Emilija Rexhepi thotë se s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve

Nëse Albulena Haxhiu nuk zgjidhet sot, Emilija Rexhepi thotë se s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mungesa e shumicës së nevojshme për votimin e saj ka thelluar krizën politike, duke pamundësuar funksionalizimin e plotë të legjislativit dhe duke shtyrë kështu formimin e institucioneve në vend.

Deputetja boshnjake, Emiljia Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se si parti fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka të drejtën legjitime të propozojë kandidatin e saj, derisa u shpreh se askush nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të një partie politike dhe se, sipas saj, kjo është një mundësi për të çuar përpara proceset institucionale.

“LVV-ja, si parti fituese në zgjedhje, ka të drejtë legjitime të propozojë kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit dhe mendoj se askush nga ne nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të një partie politike”, deklaroi Rexhepi për FrontOnline.

Ajo theksoi se Haxhiu për të është kandidate e mirë dhe do e votoj gjithmonë.

Për mua personalisht Albulena është një kandidate e mirë dhe do ta votoj gjithmonë”, tha ajo.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Deputetja Rexhepi bëri thirrje për votimin e Haxhiut nga të gjithë deputetët në seancën e sotme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Mendoj se këtë duhet ta bëjmë të gjithë nesër dhe t’i hapim rrugë formimit të institucioneve të tjera, dhe nga pikëpamja morale jemi përgjegjës ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin e tyre,” u shpreh ajo

Në fund, Rexhepi paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një zgjidhje për formimin e institucioneve, një mundësi tjetër do të jenë zgjedhjet e reja.

“Përndryshe nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të reja”, përfundoi ajo.

Poste të ngjashme

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

23/11/2025, 21:49

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” në Prizren Video: https://www.facebook.com/reel/856934410172148

Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

23/11/2025, 17:57

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kujtuar sot me nderim dhe pietet të thellë veprimtarin e çështjes kombëtare, publicistin dhe...

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

23/11/2025, 17:31

Doruntine Enver Maloku ka ndarë një rrëfim të fuqishëm dhe emocional për momentet e fundit kur kishte takuar Xhemail Mustafën,...

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

23/11/2025, 11:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Xhemail Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku tha...

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

23/11/2025, 10:31

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, veprimtarin e LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt...

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

23/11/2025, 21:49
Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

23/11/2025, 17:57
Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

23/11/2025, 17:31
Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

23/11/2025, 11:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv