https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nesër nënshkruhet kontrata për pasaporta, por kur do të mund t’i marrin qytetarët?

Nesër nënshkruhet kontrata për pasaporta, por kur do të mund t’i marrin qytetarët?
Share on FacebookShare on Twitter

Problemit për furnizim me pasaporta duket se po i vjen fundi. Nesër pritet të nënshkruhet kontrata me kompaninë gjermane “Veridos”, e cila do të furnizojë Shtetin me pasaporta, letërnjoftime e patentë-shoferë. Kostoja e kësaj kontrate është mbi 4 milionë euro dhe është dhënë përmes procedurës së negociuar.

Kosovarëve me shumë gjasë do t’ju bie të presin deri vitin tjetër për t’u furnizuar me pasaporta.

Edhe pse një tender për furnizim me dokumente personale i është dhënë dje kompanisë gjermane “Veridos GMBH”, kontrata ende s’është nënshkruar.

Nënshkrimi i saj pritet të bëhet nesër, por se kur do të arrijnë këto dokumente s’dihet ende.

Në njoftimin për kontratë s’përmendet ndonjë afat kohor për arritjen e tyre, por vetëm thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj dhe se është dhënë përmes procedurës së negociuar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vlera e kësaj kontrate është 4 milionë e 21 mijë e 180 euro. Sipas dosjes së tenderit, kompania gjermane do ta furnizojë MPB’në me 290 mijë pasaporta të zakonshme, 270 mijë e 208 letërnjoftime elektronike TIP A, 7 mijë leje qëndrimi TIP C, 125 mijë patentë-shoferë, si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve për 12 muaj.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të marë informacione se kur do të mund të pajisen qytetarët me pasaporta, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka kthyer përgjigje.

Për problemet me furnizim me pasaporta ka folur para gati një muaji Ministri Xhelal Sveçla, pas pyetjeve që i ishin parashtruar gjatë një séance të Kuvendit.

Sipas asaj që kishte thënë Sveçla, pajisja me pasaporta do të mund të bëhej tek në janarin e vitit 2023.

“Ministria e Punëve të Brendshme është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku fillimisht në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë shofer e letërnjoftime dhe pas dy muajve me pasaporta, gjithsej 73 mijë cope”, kishte thënë Sveçla, më 17 nëntor.

Ministri kishte treguar edhe rastet kur dikush mund të pajiset me pasaportë, pa pasur nevojë të presë.

“Çfarë ka bërë Agjencia e Regjistrimit Civil, është që duke pasur parasysh numrin e limituar të dokumenteve që i kemi në dispozicion, kanë prioritizuar lëshimin e dokumenteve për kategori me urgjencë, që do të tjhotë rastet e sëmundjeve, rastet e bashkimeve familjare, rastet e aktiviteteve sportive, diplomacia e këto kategori kanë prioritet, kurse për qytetarët e tjerë më vjen keq, por duhet t’ju përshtatemi rrethanave në të cilat po jetojmë dhe unë jam duke punuar jashtëzakonisht shumë edhe me kompaninë qe ajo sa më parë të sigurojë, të furnizojë vetveten me landën e parë dhe pastaj me dokumentacionin e nevojshëm për ta sjellë në Kosovë”.

ADVERTISEMENT

Sveçla kishte thënë se mund ta bëjë publike edhe listën e personave që janë pajisur me pasaporta dhe arsyet.

“Ka një listë të profesioneve dhe arsyeve prioritare për t’u furnizuar me pasaporta dhe është duke e menaxhuar Agjencia për Regjistrimin Civil. Nuk kam kurrfarë telashe me ba publike kushdo që merr pasaportë dhe arsyen pse. Ekziton një numër i limituar që marrin pasaportë për të udhëtuar, këto janë urgjencat , Ekziston kontrata e cila është ende valide dhe me kohë janë bërë porositë”, kishte deklaruar Sveçla.

Tenderi 12 milionësh për furnizim me dokumente që ishte anuluar

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në prill të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme kishte shpallur tender për furnizim me dokumente personale të identifikimi dhe mirëmbajtje të sistemeve elektronike.

Për këtë tender, Ministria kishte planifikuar të shpenzonte mbi 12 milionë euro. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të ishte për 36 muaj.

Por, ky aktivitet prokurimi ishte anuluar tek pas një muaji, ende pa u hapur tenderi.

“Për shkak të mos përgatitjes në nivelin e duhur të Specifikave teknike dhe gabimeve në përcaktimin e formës-dizajnit të dokumenteve personale”, ishte arsyeja që kishte dhënë Ministria për anulimin e tenderit./Express/

Poste të ngjashme

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

15/04/2026, 16:27

Deputeti i Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me një marrëveshje të mundshme...

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

15/04/2026, 16:05

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve...

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Lajmi i fundit

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

15/04/2026, 16:27
Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

15/04/2026, 16:05
Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv