Të reshura shiu dhe bore do të përfshinë vendin të enjten, që nga orët e hershme të mëngjesit.
Herë herë po pritet të jenë më intenzive.Në zona më të larta të reshurat mund të jenë më shumë të borës.
Më vonë pasdite në disa pjesë të vendit pritet të pushojnë, nga perëndimi e veriu. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 3C, derisa ato maksimale nga rrafshi i Kosovës, mbesin në 3C, e nga Dukagjini mund të shënojnë rritje deri në 6C e 7C. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Ditën e premtë mbetet më tutje ftohtë dhe kryesisht vranët, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh lokal bore. Temperaturat maksimale 3C e 5C. Nga dita e shtunë vransirat shpërndahen, e prej ditës së diel më shumë diell dhe temperaturat në rritje deri në 10C e 12C. Minimalet zbresin në -2C e 0C. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.