Nesër, më datë 26 maj në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës do të varroset Jetmira Beka e cila ditë më parë u privua nga jeta nga burri i saj në Aachen të Gjermanisë.
Njoftimin për kohën e varrimit e kanë dhënë familjarët e të ndjerës, raporton Indeksonline.

Besmir Ademi nga Komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Jetmira Beka.
Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Jetmira la pas vetës tre fëmijë.