Vendoset gurthemeli për ndërtimin e fushës së tenisit në Podujevë
Të enjten, më 13 nëntor 2025, në Podujevë do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e fushës së tenisit, një projekt i rëndësishëm që do të pasurojë infrastrukturën sportive të qytetit dhe do të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e sportit të tenisit.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit do të marrin pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, si dhe zyrtarë të tjerë nga niveli qendror dhe lokal.
Ceremonia do të mbahet në Parkun e Paqes “Manchester” në Podujevë, duke filluar nga ora 11:00.







