Tamar Ziv, ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur se nga 5 maji qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza.
Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan Marrëveshjen për heqjen e vizave.
Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael si turistë pa pasur nevojë për viza”, shkruan ambasadorja në njoftim