https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ngërçi në dialog, a po bëhet Asociacioni parakusht për negociata të mëtutjeshme

Ngërçi në dialog, a po bëhet Asociacioni parakusht për negociata të mëtutjeshme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se do të shkojë në Bruksel vetëm kur të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri gjatë ditës së djeshme, pasi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se do të ftojë Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel për të diskutuar mbi planin evropian “së shpejti”, shkruan Reporteri.net.

“Më thërrisni të vij si turist dhe nuk më intereson se kam qenë në Bruksel 200 herë. Nëse më thërrisni, më njoftoni se kanë dorëzuar Asociacionin, kur ta dorëzojnë, atëherë vij e flas për çdo gjë tjetër”, ka thënë Vuçiq dje për mediat serbe.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë javëve të fundit disa herë ka përsëritur se nuk do të tolerojnë që Asociacioni të ju vihet si parakusht në negociata.

Kurti ditë më parë tha se  faktori ndërkombëtar është duke insistuar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, por theksoi se është e padrejtë që Marrëveshja për Asociacionin të jetë parakusht për të nisur bisedimet Kosovë-Serbi konform planit franko-gjerman, i njohur tashmë si propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes dyja vendeve, propozim ky të cilin Kurti ka konfirmuar se Kosova në parim tashmë e ka pranuar.

Këtë Kurti e ka përsëritur edhe gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit ku po fliste për planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve.

Ai thotë se në Beograd po bëhet luftë politike që njëra pikë të vendoset para të tjerave që Asociacioni të jetë parakusht e në qendër.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, kryeministri ka shtuar se propozimi i BE-së është shumë i favorshëm për Kosovën sepse Asociacionin nuk e ka parakusht e as në qendër.

“Në kapitullin pesë ka qenë konsiderimi i marrëveshjeve të mëhershme. Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit u referohet të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Por beteja politike është që prej 33 marrëveshjeve Beogradi dëshiron ta përcjellë vetëm njërën që e ka më të dashur. Për ne ato nuk kanë hierarki vlerore e logjike, kanë rend kronologjik. Nuk mund ta vendosësh njërën para tjetrës. Po zhvillohet një betejë e madhe politike e diplomatike. Neni 10 që i referohet marrëveshjeve të mëhershme po tentohet të nxirret në preambulë. Në propozimin e BE-së është e fundi në nenin 10. Beogradi po kërkon që Asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër, por për neve nuk është i pranueshëm as si parakusht as si qendër. Propozimi i BE-së është shumë i favorshëm për ne sepse Asociacionin nuk e ka parakusht as në qendër”, ka thënë Kurti gjatë ditës së djeshme.

Nga Bashkimi Evropian ditë më parë për Reporteri.net kanë komentuar deklaratën e Kurtit rreth Asociacionit, duke theksuar se  të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë kusht, duke përfshirë këtu edhe Asociacionin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, ka paralajmëruar se së shpejti do të ftojë në takim Kurtin e Vuçiqin.

“Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vinë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që definitivisht të shtyjmë përpara këtë propozim“, ka thënë Borrell.

Por, pas deklaratës së Vuçiqit se do të shkojë në Bruksel për negociata vetëm pasi të themelohet Asociacioni dhe 6 kushteve të Kurtit, zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

Një burim evropian i tha Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se “është ky lloj qëndrimi publik, i të dy liderëve, që paraprakisht tregojnë kushtet e tyre, i cili krijon pengesën më të madhe për caktimin e datës së takimit” në Bruksel.

Kurti i cili thoshte se Asociacioni nuk është prioritet i Qeverisë së tij, javën e kaluar  shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.

Gjashtë kushtet e Kurtit:

ADVERTISEMENT

-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.

-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013. /Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Ky dyshohet të jetë personi që u gjet i vdekur sot në Rakaj të Ferizajt

Aksident fatal afër Sllatinës, vetura i merr jetën këmbësorit(Pamje)

24/07/2026, 9:39

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Fushë-Kosovë-Sllatinë,...

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

24/07/2026, 8:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e...

Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

24/07/2026, 7:52

Tashmë në pikat kufitare me Kosovë është shtuar numëri i udhëtarëve që po hyjnë drejt Kosovës. Mirëpo pritjet për të...

Eskalon debati në Tëvë1: Një panelist i turret prof. Nexhit, ky e rrok tasin në dorë

Eskalon debati në Tëvë1: Një panelist i turret prof. Nexhit, ky e rrok tasin në dorë

23/07/2026, 21:03

Ka eskaluar debati i mbrëmjes në televizionin Tëvë1. Pas një përplasjeje me fjalë, një panelist u ngrit në këmbë dhe...

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

23/07/2026, 20:35

Anthony Joshua ka tërhequr vëmendjen gjatë përballjes së parë (face-off) me boksierin shqiptar Nelson Prenga, duke bërë me duar simbolin...

Lajmi i fundit

Ky dyshohet të jetë personi që u gjet i vdekur sot në Rakaj të Ferizajt

Aksident fatal afër Sllatinës, vetura i merr jetën këmbësorit(Pamje)

24/07/2026, 9:39
E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

24/07/2026, 8:17
Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

24/07/2026, 7:52
Eskalon debati në Tëvë1: Një panelist i turret prof. Nexhit, ky e rrok tasin në dorë

Eskalon debati në Tëvë1: Një panelist i turret prof. Nexhit, ky e rrok tasin në dorë

23/07/2026, 21:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv