Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim liderët e partive politike. Takim ky konsultativ në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik.
Takimi ky i cili ka filluar para pak minutave.
Në takim te presidentja Osmani kanë shkuar lideri i VV-së Albin Kurti, ai i PDK-së Memli Krasniqi, i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka thënë se do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike, për të gjetur një zgjidhje për konstitumin e Kuvendit.
Ndryshe sot për të 16-tën herë ka dështuar konstituimi i kuvendit./Indeksonline/