Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:45, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku një person ka rënë nga lartësia e një objekti, raporton GazetaDemos.
Viktima, për të cilin vdekjen e konstatuan në vendin e ngjarjes ekipi emergjent, i takon moshës 47-vjeçare.
Sipas Policisë, për këtë ngjarje të rëndë “ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje”.
Me këtë rast, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi këtë ngjarje të rëndë.
“Po vazhdon ndërmarrja e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.