Një plagosje ka ndodhur sot para pak minutash në Fushë Kosovë, ndërkaq Policia tashmë ndodhet në vendngjarje.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes dhe ka mësuar se një burrë i moshuar dyshohet se ka plagosur dy gra.

Një dëshmitar i cili ka qëlluar në vendin e ngjarjes ka treguar për Reporteri.net se një burrë dyshohet se ka shtënë me revole ndaj dy grave.
Rastin e plagosjes së dy grave e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia për Reporteri.net.
Tutje Policia thotë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Reporteri.net/.







