Kryetari dhe drejtorët e komunës do të nisin një cikël të takimeve me qytetarë në lokalitete më të dendura me banorë për të diskutuar rreth projekteve komunale për vitin 2024.
Në këto takime do të prezantohen projektet nga ana e kryetarit dhe drejtorëve për lokalitetet ku mbahet tubimi dhe fshatrave përreth.
Cikli i takimeve do të fillojë nga fshati Lluzhan, takimi i parë do të mbahet të hënen me datë 26 shkurt nga ora 17:00, në shkollën e fshatit.
Ftohen edhe banorët e fshatrave përreth të marrin pjesë!
I mirëpresim këshillat, vërejtjet dhe sygjerimet!