https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Nis takimi Lajçak-Kurti

ADVERTISEMENT

Tashmë ka nisur takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vizita e Lajçakut në Kosovë po zhvillohet një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak tha se me Vuçiq diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Ndryshe, javën e kaluar, Lajçak tha se gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë, do të diskutohet se si do të respektohet marrëveshja për targa, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.

Lajçak gjithashtu ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e planit franko-gjerman, derisa Serbia thotë që një herë ajo duhet të zbatohet për të kaluar në planin franko-gjerman.

Pas takimit me Vuçiqin sot në Beograd, ky i fundit tha se zbatimi i Asociacionit është i domosdoshëm.

“Me Miroslav Lajçak biseduam ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohet serbët për shkak të veprimeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës. I theksova domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe respektimin e të drejtave të popullit tonë. Serbia është e përkushtuar për të vazhduar konstruktivisht dialogun, me qëllim të mirëmbajtjes së paqes dhe stabilitetit si dhe arritjen e kushteve më të mira për jetesën e të gjithë qytetarëve”, ka përfunduar Aleksandar Vuçiq.

Ditë më parë edhe zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se “Asociacioni jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe do të bëhet”, ndërsa ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, u shpreh se “Kryeministri Kurti e kupton që Asociacioni duhet të jetë prioritet absolut i tij”.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit