https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nisin aktivitetet e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës, vijnë juristët e pastaj raportuesja

Nisin aktivitetet e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës, vijnë juristët e pastaj raportuesja

Lidhur me njoftimin se javën e ardhshme, në kuadër të procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Asambleja Parlamentare e kësaj organizate panevropiane (PSSE) do të dërgojë një delegacion juristësh eminentë në Kosovë, ky delegacion, në përputhje me praktikën e vendosur, përgatit një raport për vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës.

“Duke qenë se kjo është një vizitë teknike, asnjë program nuk do të bëhet publik. Ata pritet të takohen me një spektër të gjerë të bashkëbiseduesve – nga autoritetet, shoqëria civile, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare…”, thonë PSSE për portalin serb “kosovoonline”.

Pas përfundimit të punës, ekipi ligjor nuk ka afat deri kur duhet të përgatisë raportin.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Raporti do të dorëzohet në Byronë e PSSE-së dhe Byroja nuk ka caktuar afat deri kur duhet bërë”, thonë në PSSE.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Hapi i radhës, pas dorëzimit të raportit të juristëve në Byro, do të jetë që Kosovën ta vizitojë raportuesja për Kosovën në PSSE, Dora Bakoyannis, e cila është kryetare e delegacionit grek në këtë organ të Këshillit të Evropës.

“Nuk është përcaktuar ende data e vizitës së raportueses Bakoyannis. Sipas praktikës së vendosur, kjo vizitë bëhet vetëm pasi Byroja i bënë publike raportet e avokatëve eminentë”, pretendohet në PSSE.

ADVERTISEMENT

Kosova 12. maj 2022, zyrtarisht ka paraqitë kërkesën për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, ndërsa Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur më 24 prill të këtij viti të përcjellë këtë kërkesë për procedurë të mëtejshme Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjatë procesit të vendimmarrjes në Komitet, Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qiproja, Spanja dhe Hungaria ishin kundër fillimit të procedurës së vendimmarrjes për kërkesën e Kosovës. Mirëpo Kosova ka pasur mbështetje nga 33 vende, duke përfshirë edhe nga shtetet e rajonit, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv