Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës lidhëse Bradash-Dobratin. Ky projekt po realizohet falë financimit të Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Vlera e investimit është mbi 220 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës 1.1 km.
Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, ka parë nga afër ecurinë e punimeve në këtë rrugë.
Drejtori Gashi i uroi banorët e kësaj ane për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
17.12.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim











