Ditë më parë, Komuna e Prishtinës njoftoi se rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për më shumë se një muaj e gjysmë.
Sot, në këtë rrugë kanë nisur punimet – është larguar trotuari ndarës mes korsive.
Ndërkaq, po në këtë rrugë ka disa ditë që janë vendosur disa shtëpiza të drurit.
“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur”, thuhej në njoftimin e komunës.
![Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/317559479_10160262133448859_3193001203363826821_n.jpg?_nc_cat=1&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=Spf9DogofYEAX--ktgw&tn=KuXB4fN5i2wIyENP&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&oh=00_AfDosKS-kCJGD1F1fN-iQqyz9MkwiUEqEy5TIu2Y0P0Hng&oe=638B9229)
![Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe rrugë](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/317094443_10160262133318859_6814325047054647082_n.jpg?_nc_cat=1&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=l6dJxNBjc7kAX_qKgmF&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&oh=00_AfCCK0xPLgWwZOWJijZKHgjGNTnE3PmSiRDMIHNGdjhESg&oe=638B4512)