Të mërkurën kanë nisur reshjet e dëborës në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh, të cilat janë me një intensitet të ulët.
Ndërkohë gjatë ditëve të fundit ka pasur një ulje temperaturash, ku në Qafë Thore janë regjistruar temperaturat deri në -2 gradë Celcius.
Autoritetet vijojnë me kriposjen e rrugës për të evituar ngricat, raporton euronews.al.