Delegatët e LDK-së, i kanë dorëzuar sot në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, ka nisur nga figura brenda këtij subjekti që janë të pakënaqura me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Nëshkrimet janë dorëzuar në zyret e partisë nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi.
Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë shoqëruar me replika mes figurave drejtuese të partisë.
Degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë, dega në Rahovec, kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se rezultati zgjedhor kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim të thellë në nivel qendror.
Ata kanë kërkuar që përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të bartet nga udhëheqja e partisë./Reporteri.net/






