Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mengjesit të së hënës.
Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.