Një delegacion prej 25 fermerësh nga Linzi i Austrisë po qëndron për vizitë në Komunën e Podujevës, në kuadër të shkëmbimeve profesionale dhe bashkëpunimeve në fushën e bujqësisë mes komunës sonë dhe Komunës së Linzit.
Sot, delegacioni austriak vizitoi fermerin Bekim Vokrri në Sfeçël, i cili është një nga fermerët e dalluar të komunës në kultivimin e karotave, specave dhe lakrave.
Gjatë kësaj vizite, fermerët austriakë u shoqëruan nga nënkryetarja e Komunës, znj. Marigona Lahu, drejtoresha e Bujqësisë, znj. Lirie Hoti, si dhe drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Vigan Salihu të cilët prezantuan përvojat lokale në sektorin e bujqësisë dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.
Këto vizita synojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave që tashmë janë të binjakëzuara si dhe dhe shkëmbimin e përvojave mes fermerëve tanë dhe atyre austriakë, duke i kontribuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
14.04.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim