Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Agim Bahtiri është shprehur optimist për seancën e sotme konstituive.
Një ditë e mirë do të jetë sot”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes një emaili, ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet sot e shtunë (19 prill), duke filluar nga ora 12:00.
Seanca e së shtunës do të jetë vazhdimi i tretë i seancës konstituive, e cila dy herë radhazi dështoi të finalizohet pasi raporti i Komisionit për Verifikim mandatesh herën e parë s’ka marrë vota mjaftueshëm dhe herën e dytë s’është hedhur fare në votim.
Seancat është duke i drejtuar deputeti i zgjedhur, Avni Dehari.