Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbledhur kryesinë e PDK-së, për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend.
Ndërsa, në ora 18:00 do të mblidhet edhe Grupi parlamentar i këtij subjekti politik.
Nga PDK-ja kanë njoftuar se nuk do të ketë konferencë për media por do të lëshojnë një komunikatë rreth qëndrimit të tyre.
Ndërkaq, nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.