Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se e lënduara e cila ishte këmbësore, është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Ahmetit, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka shtuar ajo./Koha.net







