https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Prizren, Gjykata jep detaje

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Prizren, Gjykata jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar 1 muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Prizren.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se “më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min, në Prizren, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari”, i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje privon nga jeta të ndjerin H.Sh., , në atë mënyrë që fillimisht nxisin qenët e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosje të shkurtër i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën patent, ngjyrë e zezë dhe e godet në pjesën e gjoksit H.Sh., i cili nuk e ka pritur këtë goditje me faktin se ata kanë qenë shok, më pas i pandehuri ik në drejtim të fshatit, ndërsa i ndjeri përcillet në qendër emergjente të Spitalit “Daut Mustafa”, në Prizren, në gjendje të rëndë shëndetësorë ku më pas është dërguar në QKUK-së në Prishtinë ku edhe ndërron jetë nga plagët e marra. Gjithashtu më datë, kohë dhe vend të njëjtë posedon armën e ftohtë, pa leje, në vend publik ku ishin të grumbulluar një numër i madh i njerëz, duke e përdorur për qëllime vdekje prurëse thikën patent, me ngjyrë të zezë, me të cilën ka shkaktuar vdekjen e të ndjerit H.Sh., krejt kjo në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi posedimin e armëve të ftohta”.

Tutje thuhet se gjykata vlerëson që janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit sepse ekziston rreziku i arratisjes nëse ai lirohet.

“Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë, të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse i pandehuri pas kohës kur dyshohet se ka kryer veprën penale ka qenë në arrati, dhe prania e tij para institucioneve të drejtësisë është siguruar pas kërkimit dhe arrestimit nga ana e Policisë së Kosovës, nga këto arsye ekziston rreziku se me lënien në liri apo masë alternative, i njëjti mund të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të jetë i pa arritshëm për institucionet, duke penguar zhvillimin e procedurës hetimore të pa penguar. Gjithashtu kjo çështje penale është në fazën fillestare të hetimit, dhe para Prokurorit të Shtetit do të merren në pyetje dëshmitarët e rastit dhe i pandehuri, andaj me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimi në dëshmitarë, apo fshehjes së fakteve dhe provave tjera materiale, për çka është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.”/Indeksonline/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv