Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë, ku një qytetar ka rënë në një pusetë, raporton Gazeta Sinjali.
Njësia e Zjarrfikësve ka intervenuar menjëherë për të ndihmuar personin e bllokuar.
“Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftimin e Zjarrfikësve të Gjakovës.






