Si pasojë e një vetaksidenti, ka humbur jetën një person në Kaçanik.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Kaqanik / 11.06.2025 – 14:15. Ka ndodhur vet-aksident trafiku, ku ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarjes, ndërsa trupi i pa jete me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga njësia përkatëse policore.