Një polic është goditur nga një veturë në Odzerim të Pejës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ka goditur me veturë policin dhe është larguar në drejtim të panjohur teksa vetura e dyshuar është gjetur e braktisur.
Polici ka pësuar lëndime trupore dhe rasti është hapur si “vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Ozdrim, Pejë 25.12.2023-18:05. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Vetura e dyshuar është gjetur e braktisur, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.







