Një incident i rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Lipjan, ku një person është rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte në të.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar rreth orës 08:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët e punës.
Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa si i dyshuar për rastin është arrestuar pronari i objektit. Pas intervistimit, pronari i objektit është ndaluar me vendim të prokurorit.
Policia dhe inspektorati i punës po hetojnë shkaqet e incidentit, ndërsa rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim, heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./IndeksOnline/
Llapi mposht Malishevën, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Skuadra e Llapit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti minimalisht Malishevën me rezultatin minimal 1:0. Golin...