Prej nesër qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.
“Tejet e lumtur që po lancojmë skemën e parë të institucioneve të Republikës së Kosovës për efiçencën e energjisë për sektorin rezidencial, e implementuar nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe e mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian European Union in Kosovo”, ka shkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/