https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Njoftim nga KESCO për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike

Njoftim nga KESCO për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike

KESCO njofton konsumatorët se gjatë ditëve të fundit sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e rritjes së ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, e cila aktualisht nuk mund të mbulohet plotësisht nga prodhimi vendor.

 


Për shkak të kësaj rritjeje, KESCO është e detyruar të sigurojë rreth 50% të energjisë elektrike përmes importit, në kushte shumë të vështira të tregut rajonal dhe ndërkombëtar. Aktualisht, kapacitetet ndërkufitare janë të kufizuara dhe kjo po krijon presion të madh në sigurimin e sasive të nevojshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Furnizuesi ka vepruar dhe vazhdon të veprojë me përgjegjësi të plotë, duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme për mbulimin e nominimeve të energjisë elektrike, si përmes kontratave bilaterale, ashtu edhe përmes tregtimit një ditë para dhe ofertave brenda-ditore. Megjithatë, për shkak të realitetit aktual të tregut dhe kufizimeve ndërkufitare, ku kufiri Kosovë–Serbi nuk është funksional në aspektin komercial, ndërsa kufijtë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete të kufizuara që nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjithë kërkesën e vendit, sigurimi i energjisë elektrike sipas nevojës reale mbetet i vështirë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

ADVERTISEMENT

Gjithashtu, duhet theksuar se tregu ALPEX, për shkak të likuiditetit të kufizuar në këto ditë me kërkesë të lartë, nuk ka ofruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e plotë të nevojave vetëm përmes këtij mekanizmi tregtar.

Në këtë kontekst, KESCO ndien obligim të informojë me transparencë konsumatorët për situatën reale dhe arsyet objektive që kanë çuar në aplikimin e kufizimeve me energji elektrike sipas nevojës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit elektroenergjetik. KESCO mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, të bëjë çdo përpjekje për sigurimin e energjisë elektrike dhe për minimizimin e ndikimit te konsumatorët, duke i falënderuar ata për mirëkuptimin në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet i vdekur një burrë në afërsi të një shtëpie të pabanuar, policia jep detaje

14/01/2026, 9:40

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Lipjan. Një burrë është gjetur pa shenja jete në...

Komuna e Prishtinës u siguron banesa me qira familjeve të prekura nga vërshimet

Komuna e Prishtinës u siguron banesa me qira familjeve të prekura nga vërshimet

13/01/2026, 18:38

Vërshimet e ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë, lanë shumë familje pa kulm mbi kokë. Njëjtë ndodhi edhe në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Detaje të reja nga therrja me thikë në Klinë, kjo është gjendja e të plagosurve

13/01/2026, 12:14

Pak më parë ka ndodhur një përleshje në Klinë, me ç’rast dy persona janë plagosur. Detaje lidhur me këtë rast...

Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

13/01/2026, 11:32

Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar dje në fshatin Lupq të Prishtinës, ku përplasja ka eskaluar në...

Blloku B1 del jashtë funksionit

Blloku B1 del jashtë funksionit

13/01/2026, 8:52

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e...

Lajmi i fundit

Njoftim nga KESCO për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike

Njoftim nga KESCO për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike

14/01/2026, 11:50
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet i vdekur një burrë në afërsi të një shtëpie të pabanuar, policia jep detaje

14/01/2026, 9:40
Komuna e Prishtinës u siguron banesa me qira familjeve të prekura nga vërshimet

Komuna e Prishtinës u siguron banesa me qira familjeve të prekura nga vërshimet

13/01/2026, 18:38
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Detaje të reja nga therrja me thikë në Klinë, kjo është gjendja e të plagosurve

13/01/2026, 12:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv