Për të gjithë dashamirësit e tenisit ju njoftojmë se më 12 prill (e shtunë), nga ora 10:00 do të mbahet ceremonia hapëse për inaugurimin e fushës së tenisit në Parkun e Mançesterit në Podujevë.
Fusha e Tenisit është ndërtuar nga “Manchester Aid to Kosovo” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Ceremonia do të shoqërohet me aktivitete sportive dhe një atmosferë festive, e ku përcjelljen e ceremonisë do të bëjë edhe media BBC.
Ftojmë qytetarët për pjesëmarrje!