Ju njoftojmë se më 13.03.2025 (e enjte) në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE:
1. Procesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës të mbajtura më: 11 dhjetor 2024; 30 dhjetor 2024; 29 janar 2025; 17 shkurt 2025
2. Propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të çerdhes publike në fshatin Balloc – Komuna e Podujevës
3. Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare Ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A
4. Propozim-Plani i Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi-KKSB, për vitin 2025 (me përfshirje të dy raportimeve të KKSB-së brenda vitit, në korrik dhe dhjetor)
5. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
6. Të ndryshme
12.03.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim