https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Numër i madh mjekësh të papunë, Vitia thotë se do t’iu gjejë zgjidhje

Numër i madh mjekësh të papunë, Vitia thotë se do t’iu gjejë zgjidhje
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
365 mjekë janë regjistruar në Odën e Mjekëve si të papunë në Kosovë, ndërsa një pjesë e tyre po presin nga Ministria e Shëndetësisë konkursin për specializime.
Nga Oda e Mjekëve kanë thënë se ka grupacione në Ministrinë e Shëndetësisë, e të cilët qëllimshëm nuk po i hapin konkurse. Ndërsa nga ministri i Shëndetësisë, ka premtuar zgjidhje brenda pak ditësh.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se apeli i institucioneve që mjekët të kthehen në Kosovë, ishte e panevojshme, pasi shumë prej tyre janë të papunë.
Ai ka kërkuar që një pjesë e tyre të angazhohen nëpër QKMF.
“Si e tillë nuk e di apelin që e ka bërë por është bërë një apel nga Ministria e Shëndetësisë që kolegët tanë që janë të punësuar jashtë apo që kanë një provojë që të kthehen të kontribuojnë, të punësohen në institucionet tona publike.
Për ato flitet gjithmonë për mjek specialist, këta të cilët janë të papunë, me përjashtim të 10-12 të cilët janë specialistë të lëmive të cilat vërtet janë lëmi të ngopura në punësim, të tjerët janë mjek të përgjithshëm që në të vërtet do të duhej që të punësoheshin në shtëpi të shëndetit, por ne për zvogëlimin e numrit të këtyre dhe mbajtjen e diturive në vazhdimësi të mjekëve të rinj ne kemi propozuar që të fillohet me sistemin që e ka gjithë Evropa, që të punësohen edhe mjekë në klinikë dhe reparte të ndryshme në nivel sekondar dhe terciar”, thotë ai.
Sejdiu ka pasur kritika edhe sa i përket qasjes së MSh-së ndaj Odave. Thotë se shumë herë po marrin “goditje të vogla” sa i përket specializimeve.
“Interesat personale brenda Ministrisë së Shëndetësisë me vite të tëra tash të grupacioneve të ndryshme kanë bërë që të bëhet luftë e madhe kundër Odave edhe shpesh me goditje të ulëta sa i përket specializimeve. Ne këtë udhëzim administrativ që ende është në fuqi e kemi kontestuar dhe kemi kërkuar një opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë e cila ka thënë që ky udhëzim është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe ish-ministrat kanë vazhduar më të sepse kanë qenë interesat më shumë personale se sa për të bërë kuadro të reja.
Është bërë ai kaosi i madh me specializant, një pjesë e tyre kanë shkuar, vitin e kaluar nga 211 mjekë të ri të cilët janë larguar, 27 për qind e tyre kanë qenë specializant, do të thotë se 40 prej tyre vetëm se kanë ecur për shkak të kushteve të cilat nuk u janë ofruar, kushtet të cilat janë të pa pranueshme për një gjeneratë të re që është shumë ma kërkuese se gjeneratat tona”, thotë më tej Sejdiu.
Zgjidhje këtij problemi, ka premtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai për Ekonomia Online, ka thënë se brenda pak ditësh, konkursi për specializim do të zgjidhet sipas udhëzimit administrativ.
“Është udhëzimi administrativ për shkollim specialistik i cili unë kam kërkuar nga grupi punues të ta katalizoj dhe të marrim natyrisht ky udhëzim duhet të ketë të gjitha vërejtjet të cilat kanë ekzistuar më herët për hapjen e specializimeve. Besoj që shumë shpejtë në mos për dhjetë ditë ose dy javë ky udhëzim administrativ do të jetë në tavolinën time dhe posa të nënshkruhet udhëzimi administrativ ku do të adresohen të gjitha ato vërejtjet e problemet e identifikuara më herët që mos të na përsëriten prapë, menjëherë do të hapet edhe konkursi për specializim”, tha Vitia për EO.

Poste të ngjashme

Flakët përfshijnë rreth 42 ari grurë në Podujevë, dyshohet nga djegia e mbeturinave

Flakët përfshijnë rreth 42 ari grurë në Podujevë, dyshohet nga djegia e mbeturinave

06/07/2026, 11:34

Të dielën rreth orës 15:52, në Podujevë është raportuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 42 ari...

Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

06/07/2026, 9:15

Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), pasi gjatë kontrollit të valixhes së...

KKSB mbajti mbledhje urgjente për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës

KKSB mbajti mbledhje urgjente për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës

03/07/2026, 13:27

  Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot u mbajt mbledhja urgjente e Këshillit Komunal për...

Pamje të reja nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti?

Përleshja mes dajës dhe nipit që përfundoi me katër të plagosur në Podujevë – Gjithçka që dihet deri më tani

03/07/2026, 8:03

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi të enjten pasdite në qendër të...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

02/07/2026, 8:54

Një person është gjetur pa shenja jete në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës...

Lajmi i fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20
Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57
Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18
Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv