Zgjedhjet e 12 tetorit nuk arritën t’i shmangen balotazhit të partive politike, edhe Mitrovica pritet të shkojë në balotazh pasiqë një garë shumë e ngushtë është zhvilluar mes Arian Tahirit të PDK-së, dhe Faton Pecit të LVV-së, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Sipas të dhënave nga KQZ ku janë numëruar 100% të votave këta dy kandidatë kanë shënuar garën më të ashpër, kandidati i PDK-së ka marrë 47,89%(15,368 vota), ndërsa kandidati i LVV-së, Faton Peci, 47,80% (15,340 vota).
Nga këto të dhëna Mitrovica pritet që me 9 nëntor të i’u kthehet sërish kutive të votimit.